Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja solli disa nga kurat më të mira me produkte bimore për të kuruar gurët në veshka. Ai tregoi se cilat janë simptomat kryesore që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe shkaktarët e faktorët e jashtëm që çojnë drejt krijimit të tyre.
Sipas tij shkaktarët kryesorë ka edhe një predispozitë që të jetë e trashëguar por kryesore sipas mjekut popullor mbetet fakti që njerëzit janë të pavëmendshëm se çfarë konsumojnë që lidhet drejpërdrejt me krijimin e tyre:
‘Njerëzit tregohen të pakujdesshëm për të pirë një ujë të lehtë, nuk ma do mendja që ndonjëri të jetë marr dhe ta peshojë në një laborator sa është forcia dhe pasha specifike e tij.Pra të përdorim qoftë për gjellën, qoftë për cajrat, qoftë për të pirë, ujë sa më të lehtë me shumë pak kripra.Nëse kemi aicdiin urik të lartë në gjak duhet të mendojmë që edhe kjo bëhet një shkak për formimin e kristaleve në veshka.




















