Yuri Kim nga Kakavija: Mbrotja e kufijve e rëndësishme për sigurinë globale, të tregohemi të zgjuar dhe të pamëshirshëm kundër kriminelëve

21 Korrik 2021, 12:41 | Përditesimi: 21 Korrik 2021, 12:41

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka qenë e pranishme ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës, ku ka vënë theksin në sigurinë e kufijve, duke nënvizuar se kemi të bëjmë me sigurinë globale. Ambasadorja Yuri Kim tha se SHBA-mbetet e palëkundur duke mbështetur zbatimin e ligjit në Shqipëri. Yuri Kim tha se, grupet kriminale veprojnë në mënyrë të zgjuar, e ndaj ne duhet të tregohemi edhe më të zgjuar e të pamëshirshëm kundrejt tyre, për të luftuar trafikimin e paligjshëm, qarkullimin e drogës, e kontrabandën e njerëzve.

 

r.k./Shqiptarja.com