Në vizitën e parë të saj në qytetin e Kukësit, ajo çka i bëri përshtypje ishte rruga për vetëm 2 orë e 30 minuta nga Tiranë. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim u prit nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ndërsa u surprizua nga vajzat e Qendrës Kulturore të Fëmijëve me këndimin e Himnit kombëtar të SHBA-ve.
Kryediplomatja zgjodhi të mos komentojë përballë gazetarëve për situatën politike dhe vendimin e shpalljes non grata nga DASH të Sali Berishës, ndërsa kryebashkiaku Gjici tha se takimi u fokusua rreth situatës social ekonomike, resurseve të këtij rajoni dhe mundësive për t’u zhvilluar më tej siç është edhe impakti nga aeroporti i Kukësit.Gjatë vizitës Kim, pati edhe një ndalesë në Muzeun Etnografik ku është njohur me kulturën e trashëgiminë e trevës tonë.




