Zaev: Synojmë të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë! Më pak histori dhe më shumë ekonomi

29 Korrik 2021, 11:20 | Përditesimi i fundit: 2021-07-29 11:20:46

Ka filluar “ Forumi Ekonomik  në Shkup” me fjalën fillimisht të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili ka theksuar rëndësinë e nismës së MiniShengenit, e cila do të marrë një emër të ri ditën e sotme.  

”Kjo nismë ka lindur nga vlerat evropiane. Sepse ajo përfshin katër liritë themelore mbi të cilat funksionon BE-ja. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi përfundimtar është të arrijmë “no stop-just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe të shpresojmë edhe për vendet tjera”, tha mes tjerash Zaev.