Zaptuan bregdetin, hiqen 490 çadra dhe 980 shezlongë në plazhin e Golemit dhe Spilles

1 Korrik 2021, 13:23 | Përditesimi: 1 Korrik 2021, 13:23

Në kuadër të operacionit "Bregdeti ynë", për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra, policia e Kavajës ka kryer kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Golem dhe Spille.  

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 16 parcela pa leje, 4 prej tyre në plazhe publike dhe 12 për mosplotësim dokumentacioni.  Janë hequr 490 çadra dhe 980 shezlongë.

KT/Shqiptarja.com