Zbardhet atentati ndaj Elis Rroshkodolit në Shkodër, 1 në pranga 3 në kërkim! Në Mullet kishin bazën e makinave për vrasjet me pagesë! I arrestuari pjesë e grupit që vranë efektivin e RENEA-s në Lazarat

6 Shtator, 15:38

Një grup kriminal që dyshohet se kryente vrasje me pagesë është angazhuar për të ekzekutuar Elis Rroshkodolin një javë më parë në qytetin e Shkodrës. Arrestohet Xhulio Malo, në kërkim 3 të tjerë. Policia e Shkodrës gjurmoi dhe zbuloi garazhin në katin nëntokë në zonën e Mulletit në Tiranë, baza ku grupi kriminal fshinte makinat e trafikuara nga vendet e BE-së me të cilat kryheshin vrasjet.