Zbardhet dëshmia e vajzës që ndihmoi Orges Bilbilin të fshihej: Njihja shokun e tij

21 Prill 2020, 12:41

TIRANË- Report Tv zbardh deklaratën përpara grupit hetimor të vajzës që ndërmjetësoi për të lidhur kontratën e qirasë për Orges Bilbilin dhe A.Kaloshin e shpallur në kërkim. Burime konfidenciale bë me dije se në deklaratën e dhënë, vajza me inicialet J.Xh ka thënë se nuk e njihte Bilbilin, por se kishte lidhje me A.Kaloshin. Ajo është shprehur e kishte pasur kontakte me A. Kaloshin në rrjetin social Facebook, duke shtuar se nuk e njohte si A, Kaloshi, por me emrin "Mario". 

Orges Bilbili u arrestua në Tiranë disa ditë më parë teksa vendi ishte në shtetrrethim.  Ai u spikat dje në rrugë nga një efektiv i forcave Shqiponja në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku pasi efektivi i kërkoi kartën e identitetit, Bilbili nxori armën nga çanta dhe në një moment pasi ka vrapuar dhe është ndjekur nga efektivi, i ka nxjerrë armën duke i thënë të largohet ose ndryshe do ta qëllojë. Efektivi e mori situatën në dorë ku ka mundur që pas një të shtëne në ajër dhe në kushtet kur Orges Bilbili nuk po dorëzohej, e ka plagosur në këmbë. Nga kjo ngjarje, u plagos në këmbë edhe një qytetare këmbësore e rastësishme me inicialet M.P, jashtë rrezikut për jetën. Pas më shumë se dy vite në kërkim për atentate, vrasje e ngjarje të tjera kriminale, Orges Bilbili  lëvizte nëpër Tiranë lirshëm e ndër të tjera me armë me vete.