Zbardhet qielli mbi Tiranë, zjarret në kurorën e gjelbër të kryeqytetit vazhdojnë të nxjerrin tym

13 Gusht, 13:26 | Përditesimi: 13 Gusht, 13:26

Në këto pamje të Report TV, kjo zonë e kryeqytetit duket e mbuluar nga një perde tymi të bardhë herë herë transparent. Nga tarracat e pallateve të Tiranës, sytë të shkojnë automatikisht drejt malit të Dajtit, ku në kurorën e gjelbër dallohen ende vatra që vazhdojnë të lëshojnë tym të bardhë. I gjithë horizonti mbi zonë të kryeqendrës së Shqipërisë duket i zbardhur, ndërsa tymi është përhapur në një zonë masive. 

E.H/Shqiptarja.com