Zbardhet vrasja në Dukagjin dhe kapet autori/ 55-vjeçari u ekzekutua nga djali i xhaxhait

22 Tetor 2019, 18:12

Zbardhet vrasja në Dukagjin. Një ditë pas ekzekutimit të 55-vjeçarit Lazër Arraj është arrestuar si i dyshuar kryesor Marash Arraj 26-vjeç, kushëriri i parë i viktimës, djali i xhaxhait, banues në fshatin Shtoj i Ri. Autori është arrestuar në zonën e Shoshit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve, ndërsa i riu do të akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje.

Arraj u vra me armë zjarri në fshatin Palaj në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës në Malësinë e Dukagjinit. 55-vjeçari jetonte në Shkodër, ndërsa kishte shkuar në fshat për të marr zahiretë e dimrit, por duket se dicka ka shkuar keq me djalin e xhaxhait, që e vrau. 

Lazer Arraj u gjet i vrarë në rrugë, ndërsa ishin nipërit e tij që jetojnë në fshat të parët që e panë. Pjetrushi, siç njihej, ka qenë duke u kthyer për në Shkodër, ku edhe banonte. Mbrëmjen e djeshme fshati u blindua nga forca të shumta policie. Report Tv siguroi foton e viktimës Lazër Arraj.