Detaje të reja janë bërë të ditura nga qindra arrestime të ndodhura për shkak të aplikacionit ‘Ghost-s’, ku midis tyre ka dal në pah dhe bashkëpunimi i australianëve me një organizatë kriminale shqiptare.
Një prej australianëve të arrestuar për lidhje me krimin e organizuar shqiptar, dyshohet se ka trafikuar kanabis në vlerë prej 1.2 milionë dollarësh dhe komunikimi është zbuluar në platformën sekrete, informoi sot policia australiane
36-vjeçari, u identifikua gjatë operacionit KRAKEN të udhëhequr nga Policia Australiane, si një trafikant i dyshuar që përdorte pajisjen e koduar të komunikimit kriminal (ECC) 'Ghost' në lidhje midis anëtarëve të një organizate kriminale shqiptare.