Zbulimi i mozaikut në Durrës, arkeologu për Report Tv: Në kohën e Italisë ka qenë ndërtuar një bunker

13 Tetor 2023, 15:48

Arkelogu Luan Përzhita në intervistë për Report Tv dhe Shqiptarja.com ka folur mbi zbulimin e rrallë arkeologjik në Durrës. Një tjetër mozaik iu shtua monumenteve unikale të Durrësit, ndërsa Arkelogu Përzhita deklaroi se “jemi në gjurmët e një mozaiku me cilësi të lartë, që mendohet se është prodhuar në fund të shekullit I dhe fillim të shek.II,  kohë që lidhet me ndërtimin e Amfiteatrit të Durrësit.