Zbulohen 17 kg heroinë në sabratorin e një kamioni bosh, ishte nisur në Mal të Zi! Pas dyshimeve, u soll në Portin e Durrësit për kontrollin me skaner! Arrestohet shoferi vlonjat: S'kam dijeni

26 Qershor 2021, 21:45 | Përditesimi: 26 Qershor 2021, 21:45

DURRËS- Një tjetër sasi e konsiderueshme drogë është zbuluar në Portin e Durrësit. Report Tv mëson se bëhet fjalë për 17 kg heroinë, e cila kishte si destinacion final Malin e Zi.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se droga ishte fshehur në një kamion i cili ishte bosh dhe ishte nisur drejt Malit të Zi për t'u furnizuar me mallra. Mësohet se droga ishte fshehur në sabratorin e kamionit! Dyshimet lindën në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, dhe për pasojë më pas, kamioni është sjellë në Portin e Durrësit, ku pas kontrollit me skaner është zbuluar dhe heroina. Burimet bëjnë me dije se shoferi i kamionit, me origjinë nga Vlora, është arrestuar.