Zbulohen 2 bashkëpunëtorët e vrasësit të Sofisë, njëri e vëzhgoi te kafja tjetri ndihmoi autorin

3 Mars 2021, 13:38

Kamerat e sigurisë në afërsi të lokalit ku 66-vjeçari Behar Sofia ka konsumuar kafen e mëngjesit gjatë ditës që u ekzekutua, kanë fiksuar një person të dyshimtë. Edhe ky i fundit, thonë burimet për Report TV, shfaqet i maskuar me maskën antiCOVID dhe rroba të zeza, në të njëjtën formë si autori i dyshuar, i cili ekzekutoi 66-vjeçarin Sofia.

Hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë për njërin prej bashkëpuntorëve të atentatorit, i cili ka kryer vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës, para se të vritej. Një tjetër bashkëpunëtor dyshohet të ketë ndihmuar autorit e vrasjes për t’u larguar në drejtim të Kodrave të Liqenit, vend nga ku kanë humbur çdo gjurmë.