Zbulohet baza e trafikut të emigrantëve në Tiranë! Kokat e grupit, 2 motra pronare hotelesh në Laprakë, zbardhet skema!

4 Shtator 2021, 15:29 | Përditesimi: 4 Shtator 2021, 15:29

TIRANË-  Një bazë e trafikimit të emigrantëve është zbuluar ditën e sotme në Tiranë ku koka të këtij grupi kriminal, ishin 2 motra, Drita Shehu, 55 vjeçe dhe  Sanije Shehi 64 vjeçe, pronare të hoteleve në zonën e Laprakës. Bashkëpunëtor i ngushtë i tyre ishte dhe djali i Drita Shehut, Rigers Vejsiu teksa Report Tv ka zbardhur skemën e plotë se si funksiononte ky grup. Në funksion zbatoheshin 2 plane të mirëorganizuara, një për emigrantët që hynin në Shqipëri ilegalisht dhe një tjetër për emigrantë që vinin në vendin tonë si turistë të rregullt apo me leje pune. Qëllimi ishte destinacioni final drejt vendeve të Bashkimit Europian.

LR/Shqiptarja.com