Zbulohet identiteti i autorit të vrasjes së 17-vjeçares në Laprakë

27 Dhjetor 2018, 21:01 | Përditesimi i fundit: 2018-12-27 21:05:20

TIRANË- Është zbuluar identiteti i autorit të vrasjes së 17-vjeçares, Grisejda Gjikolaj në Laprakë. (LEXO KËTU) Ai është Robert P., 19-vjeç.

17-vjeçarja, Griselda Gjikolaj rreth orës 18:45 ndodhej në makinën e të dashurit Erion Benga, 23-vjeç, i cili mbeti i plagosur dhe bashkë me ta edhe një vajzë tjetër ende të paidentifikuar.  

Report Tv mëson se Erion Benga është konfliktuar me autorin se ky i fundit kishte ngacmuar të Griseldën e cila ishte e dashura e Bengës. 23-vjeçari nën shoqërinë e dy vajzave ndodhej në ambientet e një lokali te blloku "Gintash" ku edhe kanë hasur edhe dy të rinj të tjerë me të cilët ishte në konflikt, një prej të cilëve edhe autori, Robert P. 

Sapo kanë hipur në një automjet tip "Benz E Class" me targa AA266MS dhe kanë nisur të lëvizin, ata kanë parë autorin. 19-vjeçari nga Puka ka qëlluar menjëherë me armë zjarri në drejtim të shoferit Benga. Por, siç duket edhe nga pamjet e sigururuara nga Report Tv (Lexo këtu)plumbi ka shkuar në xhamin e pasëm të automjetit dhe ka kapur në kokë Griselda Gjikolajn.

Në drejtim të automjetit mësohet se është qëlluar katër herë, ndërsa autori, i ndihmuar edhe nga një person tjetër, duke përfituar edhe nga errësira, është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët. Report Tv mëson se policia ka ushtruar kontrolle në banesën e të dyshuarit nga Puka, me banim në Tiranë, por ai nuk është gjetur. 

Griselda Gjikolajn u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje kritike nga i dashuri i saj gjithashtu i plagosur, por humbi jetën prej plagëve të marra në kokë.