Në Parkun Arkeologik të Amantias në Ploçe të Vlorës, është zbuluar një monument i rrallë, një varr monumental, që, sipas studimeve paraprake, daton nga shek.III Para Krishtit.
Ndërsa poston një video të këtij zbulimi, kryeministri Edi Rama thotë se të gjithë turistët që dashurojnë të udhëtojnë edhe në kohë e histori, tashmë mund të ndalojnë të shohin këtë ekzemplarë.

















