Zbulohet ‘rruga e re’ ilegale e shqiptarëve drejt Britanisë! ‘The Telegraph’: Trafikantët marrin 14 mijë paund për person, nisjet bëhen nga Spanja

15 Gusht 2023, 11:19

Forcimi i kontrolleve nga autoritetet franceze në kanalin detar me Britaninë ka detyruar grupet kriminale që zbulojnë një rrugë të re për kalimin e emigrantëve të paligjshëm. “The Telegraph” shkruan se itinerari i ri nis në Spanjë dhe përfundon në Portsmouth ku trafikantët marrin 14 mijë paund për person.