Zbulohet skema e mashtrimit 4 mln euro! Krijonin biznese fiktive dhe mashtronin klientët me pagesat online, 4 në pranga (2 të huaj dhe 2 shqiptarë) 8 në kërkim

22 Korrik 2021, 15:51 | Përditesimi: 22 Korrik 2021, 15:51

Një grup i strukturuar kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe të huaj, kryesisht nga Kameruni dhe Nigeria është shkatërruar, të cilët nëpërmjet mashtrimit kompjuterit kishin arritur që të përfitonin 4 mln euro. Ky grup kriminal vepronte në Shqipëri prej 2 vitesh, teksa kanë rënë në pranga 4 persona si edhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se fatmirësisht paratë janë rikthyer te bizneset duke minimizuar dëmin dhe viktimat.

KT/Shqiptarja.com