Operacion i rëndësishëm, duke arrestuar 4 persona të përfshirë në një skemë mashtrimi me vlera të mëdha që kapin shifrën e 4 mln euro. Nga të arrestuarit, 2 shqiptarë dhe 2 të huaj. Janë shpallur në kërkim 8 persona, është proceduar dhe një në gjendje të lirë. Krijonin biznese fiktive dhe mashtronin qytetarët nëpërmjet pagesa online.
"Operacioni i koduar “PHISHING”, vihen në pranga 4 shtetas, shpallen në kërkim 8 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Njësia C – Hetimi i krimeve kibernetike në Drejtorinë Hetimore, Departamenti Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, realizuan operacionin policor “PHISHING”.
Pas një hetimi të nisur në vitin 2020, pas informacioneve të marra dhe duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia e hetimit të krimeve kibernetike në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë regjistruar 2 procedime penale dhe ka kryer veprime të vazhdueshme dhe të thella në lidhje me verifikimin dhe ndjekjen penale të disa shtetasve për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Pas kryerjes së hetimeve, Njësia “C” Hetimi i krimit kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kryer veprimet e mëposhtme:















