Zbulohet skenari i Berishës për të goditur Bashën në zgjedhjet e pjesshme lokale, Duka: Na ka bërë ftesë për bashkëpunim, do krijojë një koalicion

19 Janar 2022, 12:57 | Përditesimi i fundit: 2022-01-19 14:35:57

Kreu i PAA-së, Agron Duka në studion e Report Tv ka bërë me dije se kanë marrë një ftesë nga Sali Berisha për të bashkëpunuar për zgjedhjet në bashkitë që nuk kanë një kryetar. Ai tha se ky është një nga mundësitë që do të diskutojnë sot mes aleatëve të vegjël të PD-së, që tani më janë ndarë nga Lulzim Basha.