Zbulohet skenari i protestës së opozitës para kryeministrisë kundër mbylljes së TikTok

15 Mars, 19:16

Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku zbulon detaje nga protesta e PD-së që pritet të nisë. Do të jenë të rinjtë demokratë do të udhëheqin protestën sot duke mbajtur dhe fjalime. 

Forumi rinor i PD-së, i cili ka thirrur protestën kundër mbylljes së aplikacionit TikTok do të nisë marshimin nga selia tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.  
Protesta nuk do të ketë podiumin trandicional, por një podium më të vogël, do të ketë 6 folës që do të adresojnë mesazhdet e tyre.

Mbetet për tu parë nëse do të ketë fjalim kryetari i PD-së.

Vihet re një numër efektivësh në gadishmëri më të ulët se në protestat e organizuara më përpara nga PD. Ndërsa Sali Berisha është ende në seli në bulevard nuk ka shumë protestues.