Zbulohet varri monumental në Parkun Arkeologjik të Amantias, daton në shekullin e III para Krishtit

23 Qershor 2021, 18:16

Në parkun antik të Amantias, në Vlorë kanë përfunduar gërmimet arkeologjike të shpëtimit të varrit monumental në varrezën antike. Ai tashmë është një vlerë e shtuar për trashëgiminë dhe historinë e vendit dhe së shpejti do të jetë pjesë e tureve të udhëtimeve turistike.