Zelensky kërkon sërish ndihmë ushtarake nga aleatët: Na duhet mbështetje e fortë, çdo vonesë ka pasoja negative në front

15 Shtator, 15:40

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë sërish thirrje për ndihmë ushtarake nga aleatët perëndimorë. Zelensky tha se Ukraina ka nevojë për mbështetje të fortë nga partnerët, mbrojtje ajrore, pajisje luftarake me rreze të gjatë si dhe mbështetje për ushtarët.