Zelensky nderon Ramën me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’

28 Shkurt, 10:34

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nderuar kryeministrin Edi Rama me dekoratën më të lartë  Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’.

Teksa ndodhet në Tiranë, Zelensky i dorëzoi Ramës dekoratën të cilën e ka nënshkruar që në dhjetor të muajit 2023, ndërsa zgjodhi që t’ia dorëzojë kreut të qeverisë vetë personalisht në këtë samit.

Motivacioni për nderimin e kryeministrit Edi Rama është: “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.

Po ashtu kryeministri Rama dhe presidenti Zelensky firmosën marrëveshje bashkëpunimi dhe miqësie.

    No videos found.