Zelensky nuk shkon 'duar bosh' në shtëpi, çfarë mori nga takimet me liderët e BE?

10 Shkurt 2023, 17:02

Presidenti Volodymior Zelensky ka përmbyllur misionin e tij të takimeve me liderët e Evropës në përpjekje për të marrë mbështetjen e tyre por edhe pajisje ushtarake përballë një vale të re agresioni rus teksa lufta ka hurë në ditën e 352 të saj. Vetë Zelensky është shprehur se ai nuk mund të shkojë në shtëpi me duart bosh, teksa Corriere Della Sera shkruan se ai mund të ketë siguruar armatime të reja dhe të fuqishme. Presidenti Francez Emanuel Macron u shpreh se ai nuk përjashton mundësinë e dërgimi të avionëve luftarakë në Ukrainë, por pranon se Kievi ka nevojë për fuqi ushtarake të menjëhershme në javët në vijim. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kërkuar prej kohësh nga aleatët e tij të dërgojnë avionë luftarakë dhe pretendoi se disa liderë evropianë ishin gati të furnizonin atë.