Zero minuta vonesa në kufi në 2023, një leje pune dhe lëvizje e lirë e mallrave! Firmosen marrëveshjet e mëdha në Shkup! 'Minishengeni' bëhet 'Ballkani i Hapur'

29 Korrik 2021, 12:54 | Përditesimi i fundit: 2021-07-29 16:05:56

0 minuta vonesa në kufi në 2023, një leje pune vitin e ardhshëm, kualifikim i përbashkët, marrëveshje për shëndetin dhe 3-fishim i kapaciteteve kur secili prej vendeve përballet me fatkeqësi natyrore. Dakordësia është arritur ditën e sotme nga liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në 'Ballkanin e Hapur'.