Zgjatja e afateve të Vettingut, mblidhet kryesia e grupit parlamentar të PS! Kërkohet bashkëpunim me opozitën për ndërhyrje në Kushtetutë! Mbledhje dhe në selinë blu

20 Shtator 2021, 12:29

TIRANË-  Partia Socialiste nuk ka humbur kohë dhe ka mbledhur kryesinë e Grupit Parlamentar, për të diskutuar lidhur me shtyrjen e afateve të Vettingut, ç’ka parashikohen ndërhyrje në Kushtetutë.

Për të bërë këtë, mazhoranca nuk i ka e vetme votat e mjaftueshme në Kuvend (77 nga 92 që i duhen), për këtë arsye është e nevojshme bashkëpunimi me opozitën.Kryeministri Edi Rama në seancën e fundit ku u votua programi politik dhe qeveria e re, u shtriu sërish dorën opozitës, megjithatë theksoi se në rast se nuk do të kenë gatishmërinë e tyre, për Reformat e rëndësishme si ajo Zgjedhore apo Kushtetuese, do e bëjnë me popullin. Mbledhja e sotme është thirrur nga kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla.