Zgjatja e afateve të Vettingut përplasë socialitët! Bushka: Të merret mendimi i 'Venecias'! Xhafaj: S'e kuptoj pse, s'më duket e arsyeshme

1 Nëntor 2021, 16:00 | Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 16:00

Për deputetja socialiste, Klotilda Bushka ka kërkuar që për zgjatjen e afateve të Vettingut, të kërkohet një opinion nga Venecia, por ka qenë kundër socialisti Fatmir Xhafaj.

Klotilda Bushka:Do ishte në të mirë të procesit që ne kët kërkonim një opinion nga 'Venecia'

Fatmir Xhafaj: propozimi i Bushkës bie ndesh me atë që ne kemi parashikuar me mbylljen me afat në dhjetor, se Venecia mblidhet në fillim të dhjetorit, unë nuk e kuptoj pse duhet ta pyesim 'Venecia', s'ka ndryshim të rregullave të lojës, s;'është në integritetin tonë, e t'i themi 'a ta bëjmë 2 vjet apo 3 vjet', është investim i panevojshëm, vecse i kthehemi të njëjtës histori që pak muaj më para adresuam me Gjykatën Kushtetuese. Nuk më duket e arsyeshme fare

Klotilda Bushka: Mendoj që jemi brenda afateve me kalendarin që kemi propozuar që të marrim një vendim, dhe jo vetëm për natyrën teknike, por për faktin e sugjerimeve që janë dhënë në opinionin e mëparshëm

  •  

KT/Shqiptarja.com