Zgjatja e afateve të vettingut, PS depoziton propozimin për ndryshimin e Kushtetutës: Të shtyhet 2 vite e gjysmë mandati i KPK

15 Tetor 2021, 12:24 | Përditesimi: 15 Tetor 2021, 12:24

"Dje grupi parlamentar i PS ka marrë vendimin për të depozituar në kuvendin e shqiperise nismen e nje grupi prej me shume se 1/5 e anëtarë te kuvendit te shqiperise per te filluar nje procedure te ndryshimit te kushtetutës me qellim qe ti hapim rruge zgjatjes se mandatit te komisionit te pavarur te kualifikimit dhe te komisionarëve publik si niveli i pare i procesit te vetingut duke e shtyre procesin e vetingut pra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri me 31.12.2024, duke shtuar edhe 30 muaj te tjere te cilet besoj se janë te mjaftueshme për ta përmbyllur procesin e vetingut. Ashtu sikurse tha edhe kr i Ps sot pas mbledhjes se kryesisë se PS, kjo është je vijueshmëri e reformës në drejtësi, një çështje sa teknike aq edhe shume e rëndësishme sepse ruajtje e te njëjtit standard në procesin e vetingut per te vazhduar pastrimin e sistemit te drejtesise nga ata gjyqtar apo prokurore te vilet nuk justifikojnë dot pasurine e tyre dhe nuk kane pergatitjen e duhur profesionale ose për pastërtinë e figurës se tyre, dhe zbulimi i cdo lloj lidhje kriminale. Vijimi i procesit te vetingut me te njëjtin standard qe eshte vijuar deri me tani eshte domosdoshmeri tek e cila në partitë politike duhet te qëndrojnë larg sepse themeli i reformes në drejtesi ka qene pikerisht heqja e cdo lloj ndokimi qe vinte nga partite politik", ka thënë Balla nga Fieri.

r.k./Shqiptarja.com