Zgjedhja e presidentit të ri, Alibeaj: S'mund të shmangemi me bishtin ndër shalë siç thotë Berisha

21 Prill 2022, 10:33

Pas mbledhjes së zhvilluar, kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj tha se lidhur me cështjen e presidentit PD ka vendosur të dalë përballë kryeministrit Edi Rama, të “grisë” fasadën e krijuar me zarfet dhe mos të shmanget me bishtin ndër shalë.

"Na duhet presidenti i shqiptarëve. Nuk mund të degradojë procesi zgjedhjes futur ne zarfe të turpshme dhe qesharake. Njëra rrugë është me bishtin ndër shalë të shmangemi. Përfaqësojmë gjysmën e shqiptarëve dhe duhet të përballemi me Edi Ramën, por duke t’ua grisur fasadën me zarfe. Duhet të përballemi me Ramën, jo duke ikur, por duke ia grisur fasadën që do të bëjë me zarfe dhe shoqëri civile. Simbolizon edhe gjysmën që përfaqëson opozita. Është detyrim i opozitës ky! Duhet një proces që do respektoje figurën e presidencës.", u shpreh ai. 

    No videos found.