Zgjedhjet, akuza për manipulime në federatën e atletikës! Stërmasi për Report TV: Kandidaturën time dhe të Luiza Gegës s'e pranuan

27 Nëntor, 16:21

Zgjedhjet që do të mbahen më 4 dhjetor për krerët e federatës shqiptare të atletikës kanë sjellë përplasje dhe akuza të ashpra, pasi pretendohet se ka manipulime me anëtarët që duhet të votojnë. Për Report TV, Taulant Stërmasi, presidentit të cilit i përfundoi mandati, thotë se shkeljet e palës tjetër që kandidon, që përfaqësohen me Izmir Smajlajn, janë të hershme.

“Federata e atletikës ka 13 anëtarë dhe fatkeqësisht që nga 2010 nuk ka bërë asnjë ndryshim në gjykatë që as të shtojë apo të heq anëtarë. Kjo për arsyen se drejtuesit e mëparshëm e kanë parë të paarsyeshme, duke qenë se statuti i federatës nuk e lejon më shumë se dy mandate, ish-presidenti ka qenë të paktën 4 mandate. Kështu që nuk i ka dërguar në gjykatë që mos të zbulohet,”-u shpreh Taulant Stërmasi, president i FSHA.

Taulant Stërmasi, njëkohësisht trajner i Luiza Gegës, tregon sesi është proceduar deri më tani për zgjedhjet dhe si konkretisht po manipulohen ato.

    No videos found.