Zgjedhjet e 14 majit në Turqi, kundërshtari i Erdoganit zotohet t’i jap fund autoritarizmit

7 Maj 2023, 15:06

Një javë para zgjedhjeve më të rëndësishme në dekadat e fundit në Turqi, një bllok opozitar prej gjashtë partive, është paraqitur para mijëra mbështetësve, në një marsh të mbajtur në Stamboll.

“Ju do ta rrëzoni administratën autoritare, përmes mjeteve demokratike”, ka thënë kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroglu, para një turme të madhe.