Zgjedhjet e 14 majit/ Rama dhe Veliaj takim në Kavajë: Kush voton Berishën e Metën kthehet mbrapa, kanë shëmtuar bashkitë

15 Prill 2023, 11:12 | Përditesimi i fundit: 2023-04-15 11:46:59

Kryesocialisti Edi Rama nga Kavaja ku ka zhvilluar një takim, tha se kush voton Ilir Metën dhe Sali Berishën kthehet mbrapa.

‘Ka shumë ndryshim nëse fëmijët dalin në një qytet që është i pastruar se në një qytet që janë plehrat nga të katërta anët. Shkollat nuk mjafton që ti ndërtosh por edhe duhet t’i mirëmbash. Nuk i duan bashkitë për ti bërë më të bukura pas isa herë u kanë rënë në dorë i kanë shëmtuar. Të më thonë një bashki që e kanë rregulluar. ‘Noc rrokun’ asgjë nuk kanë bërë. Shiheni Shkodrën çfarë kanë bërë! Asgjë! Një nga kryeqendrat e trashëgimisë kulturore, shiheni se çfarë është! Kush i jep votën Berishës e Metës kthehet mbrapa.’- tha Rama.