Zgjedhjet e 25 prillit, Rama takim në selinë e PS me shefen e misionit të OSBE-ODIHR

4 Maj, 18:06

Kryeministrit Edi Rama dhe shefes së misionit të OSBE-ODIHR, Urszula Gaçek kanë zhvilluar një takimi ditën e sotme në selinë e PS-së, ku në fokus të bisedimeve ishin zgjedhjet e 25 prillit, në një kohë kur OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi parregullsitë dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor.

Në raportin paraprak, OSBE dhe Këshilli i Evropës deklaroi se po rivendoset besimi te zgjedhjet duke theksuar se procesi i votimeve në 25 prill ishte transparent dhe i qetë.

Takimi i Ramës me Gaçek vjen një ditë pas takimit të kësaj të fundit me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, ku fokusi i takimit ishin po ashtu zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet duke marrë 74 mandate, ndërsa PD doli forcë e dytë me 59 mandate. Por ndërkohë, prej disa ditësh tashmë PD ka hedhur akuza në drejtim të PS se ka manipuluar zgjedhjet.

Më herët gjatë ditës së sotme, Basha e quajti 25 prillin "masakër elektorale", duke akuzuar me emra konkret një sërë deputetësh e politikanësh, me në krye Edi Ramën, pasuar nga Tom Doshi e Aqif Rakipi sipas së cilit vodhën zgjedhjet.

Kryedemokrati shtoi se PD-ja po vijon mbledhjen e fakteve që vërtetojnë se si kjo treshe ka tjetërsuar rezultatin e 25 prillit.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha