Zgjedhjet e 6 marsit, Kulluri në Report Tv: PD nuk fiton as e bashkuar dhe jo më e ndarë! Basha thotë që do të mund rithemelimin, Ramën, Kinën e Rusinë, por është minorancë

1 Shkurt 2022, 14:12

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri tha për Report Tv se PD nuk do të kishte mundësi të fitonte zgjedhjet e pjesshme vendore as e bashkuar dhe jo më tani që është e përçarë. Ai shtoi se Grupi i Rithemelimit ka një mundësi të vogël farë të fitojë në Shkodër, ndërsa mazhoranca është më e favorizuar në të gjitha bashkitë.