Zgjedhjet e 6 Marsit, Logu: Në logon e PD-së nuk kandidojnë mbështetësit e Berishës! Përçarja që i bëri demokratëve do reflektohet në votime! Ja bashkitë që synojmë

24 Janar 2022, 18:55 | Përditesimi i fundit: 2022-01-24 20:16:06

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, PD-ja zyrtare vijon të theksojë se nën logon e saj nuk do të kandidojnë mbështetësit e Berishës, ndryshe nga çfarë pretendon i ashtuquajturi Komision i Rithemelimit se do të kandidojnë nën siglën e PD-së. Përfaqësuesi Ligjor i PD-së, Marash Logu tha se po punohet për përzgjedhjen e kandidaturave.