Zgjedhjet e 6 marsit, Pëllumbi në Report Tv: Synojmë t’i fitojmë të 6 bashkitë! Presidentin e ri do preferonim ta kishim nga radhët e PS-së

26 Janar 2022, 19:31

Në zgjedhjet e pjesshme lokale, Partia Socialiste synon t’i fitojë të gjashta bashkitë. Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi i ftuar në Report Tv tha se puna e bërë deri më tani do t’iu sigurojë fitoren më 6 mars, madje do thyejnë edhe Shkodrën, bastionin e demokratëve.