Zgjedhjet e kryetarit të ri në PD, Korreshi në Report Tv: Proces i nxituar, kështu fiton vetëm Berisha! Më 6 mars humbën të gjithë demokratët! Ja emri im për President

5 Maj 2022, 13:19

Të “nxituar” e cilësoi procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD, deputeti demokrat Saimir Korreshi, ndërsa shoi se kjo ka qenë arsyeja kryesore që nuk mori pjesë në Kuvendin e 30 prillit.

“Arsyeja pse nuk kam qenë në Kuvendin e 30 prilli është se i gjithë procesi mbas ikjes së Bashës ka qenë i nxituar me qëllim, e gjitha ndodhi vetëm për t’u larguar Basha. Unë bashkë me një pjesë të kryesisë së degës Lushnje, ku kërkova zgjatjen e procesit, mos të behej me 3 ditë. Unë nuk mund të marrë pjesë kështu në Kuvend. Ka edhe arsye të tjera, për mënyrën sesi u përfaqësuan degët.”, tha ai.