Zgjedhjet e pjesshme vendore, nënkryetarja e KQZ: Votimi dhe numërimi elektronik mund të aplikohet në Vorë! Dy sfidat me të cilat do përballet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

26 Janar 2022, 20:52

Vora pritet të jetë bashkia ku do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. Edhe përse nuk ka një vendim zyrtar, nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku shpjegoi në Report Tv se partitë politike kanë shprehur vullnetin që projekti të zbatohet në Vorë. Sa i përket identifikimit elektronik do të zbatohet në të 6 bashkitë , ashtu si në zgjedhjet e 25 prillit.