Zgjedhjet e pjesshme vendore, nis votimi në Bashkinë e Cërrikut

9 Nëntor, 07:52 | Përditesimi: 9 Nëntor, 18:44

Procesi i votimit ka nisur edhe në Bashkinë e Cërrikut, ku janë në total 57 qendra votimi dhe 38 724 zgjedhës.

Cërriku shkoi në zgjedhje pasi Andis Salla u zgjodh ministër i Bujqësisë, ndërsa sot në garë janë 3 kandidatë: Florenc Doka (PSAmarildo Hoxha (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Eligert Hima (“Shqipëria Bëhet”).

r.k./Shqiptarja.com