Në Shqipëri në burg, në Greqi e zgjedhin eurodeputet! Fredi Beleri ‘kazusi’ i pa ndodhur më parë! Juridikisht procesi penal nuk ndikohet, në pritje të vendimit në Apel

10 Qershor, 15:24 | Përditesimi i fundit: 2024-06-10 17:12:07

Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet në Greqi, ndërsa në Shqipëri ndodhet në burg për korrupsion zgjedhor. Beleri ka marrë 237 mijë vota, eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen, ndërsa po i katërti rezulton edhe në listën e 7 deputetëve të dalë nga lista e partisë së kryeministrit Mitsotakis, Demokracia e Re.