Zgjedhjet në 6 bashki, Haklaj: Berisha nuk i certifikon dot kandidatët, do bashkohet me LSI! Soko: 6 marsi do të jetë test për demokratët

20 Janar 2022, 22:45

Ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj deklaroi se Presidenti Ilir Meta është kthyer tek partia që ka themeluar dhe po i shërben LSI-së ndërsa theksoi se Grupi i Rithemelimit të Sali Berishës nuk i certifikon dot kandidatët e vet nën siglën e PD-së në KQZ. Sakaq, Haklaj u shpreh se Berisha do t'i bashkohet LSI-së.