Zgjedhjet në Kanada, Partia Liberale e Justin Trudeau fiton për të tretën herë

21 Shtator 2021, 14:25

Partia Liberale e Justin Trudeau ka fituar për të tretën herë zgjedhjet në Kanada. Sikurse kishin paralajmëruar edhe sondazhet një ditë më parë, ai arriti të fitonte mandatin e kryeministrit, por pavarësisht fitores, liberalët nuk kanë mazhorancën dhe për këtë arsye do t’iu nevojitet ndihma e partive të tjera për të miratuar ligje të rëndësishme.