Zgjedhjet në PD, Harxhi: U bë një masakër e vërtetë me listat! Kam prova që kutitë janë mbushur me vota pro Bashës

22 Qershor, 23:04

Edith Harxhi tha se në zgjedhjet në PD më 13 qershor ishte bërë një masakër e vërtetë me listat e anëtarësisë, gjë të cilën ajo nuk e priste të ishte kaq e rëndë. Harxhi tha se ka prova se ka pasur shkelje tepër të rënda gjatë zgjedhjeve dhe se kutitë e votimit janë mbushur me vota pro Bashës.

Harxhi tha se fatkeqësisht PD është deformuar në formë dhe përmbajtje dhe kjo gjë ka ndodhur gjatë viteve të fundit

“Ne nuk kishim garë, nuk mund të flasim për garë ku nuk kishte barazi, konkurrencë, nuk kemi pasur as burime financiare e as njerëzore pasi të gjitha këto janë përdorur nga kryetari i partisë. PD është një parti që është deformuar në formë dhe përmbajtje dhe jo ka ndodhur vitet e fundit. Nuk e dija që ishte një maskër e vërtetë me listën e anëtarëve të PD-së, u është mohuar e drejta mijëra anëtarëve dhe po flitet për më shumë se 30 mijë anëtarë dhe sigurisht unë nuk e  dija këtë. Nëse do e dija do i drejtohesha gjykatës. Kam prova që ka pasur shkelje të mëdha dhe se kutitë janë mbushur me vota pro Bashës. Zoti Shehaj ka më shumë prova për shkeljet por ka zgjedhur të heshtë”, tha Harxhi.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha