'Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata, Lulzim Basha nuk ka dorëzuar ndryshimet në statut', Kulluri në Report Tv: Kjo parti shkel ligjin

11 Qershor 2021, 13:59

Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata pasi të gjitha ndryshimet e bërë në statutin partisë nuk janë dorëzuar në Gjykatën e Tiranës ashtu sicc parashikohet nga Ligji. Deklaratën e bëri në Report Tv, anëtari i grupimit "Për PD-në", Edvin Kulluri.

Kulluri thotë se kandidati i përjashtuar nga gara në Partinë Demokratike Ibsen Elezi ka paraqitur një padi në gjykatë për anulimin e këtyre zgjedhjeve.