Zgjedhjet në PD, Shehaj: Po kompromentohen, vëzhguesit e mi janë përjashtuar, në Durrës listë e re votuesish! Gjana: Asnjë s'është përjashtuar, vëzhguesit s'përmbushën kriteret

13 Qershor 2021, 14:47

Kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj akuzon partinë se po komprometon procesin zgjedhor duke mos lejuar praninë e vëzhguesve të tij. Madje Shehaj thotë se në disa degë shumë anëtarë të PD janë përjashtuar nga votimi ndërsa në degë të tjera ka votim masiv pa asnjë kontroll. Ndërsa kreu i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana tha se vëzhguesit e Shehajt nuk përmbushin kriteret.