‘Zgjedhjet në shoqatat e futbollit si në Korenë e Veriut’, Prodani: FSHF s’lejon kundërshtarë, të ndërhyjë shteti

19 Janar 2022, 14:33 | Përditesimi i fundit: 2022-01-19 15:47:15

Shoqatat rajonale të futbollit janë bërë subjekt i FSHF-së për të kapur zgjedhjet për president që pritet të mbahen në fund të shkurtit. Prej javësh po denoncohen shkeljet e rënda që mbështetës të Armando Dukës po bëjnë për të mos patur kundërshtarë për zgjedhjet si kryetar të shoqatave rajonale, që me ndryshimet statutore në 2022 kanë marrë një rëndësi të madh. Nëqoftëse në 2018 shoqatat kishin 8 vota në asamblenë zgjedhore për president në 2022 do të kenë 26, gati gjysmat e votave.

Për më tepër shoqatat rajonale deri më tani kanë ekzistuar vetëm në letër, ndërsa ideatori i këtyre insitucioneve të futbollit Eduard Prodani, ish-sekretari i FSHF-së që ka hasur shumë vështirësi për t’u rregjistruar si kandidat në shoqatën e Tiranës, tregon qëllimin që kanë.