Zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit Tirana, Duka 'blindon' ambientet, nuk lejohen mediat! Skemën e mbretërimit të një personi e kritikuan edhe UEFA e FIFA por zero reflektim

24 Janar 2022, 15:31 | Përditesimi i fundit: 2022-01-25 09:10:39

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka urdhëruar nxjerrjen jashtë të mediave nga mbledhja e Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Tiranës që pritet të nisë nga çasti në çast, duke mbyllur çdo komunikim. Një lëvizje që duket se bëhet për të fshehur nga sytë e mediave manipulimet që po përpiqet të bëjë me çdo kusht për të betonizuar mandatin e 6-të në krye të FSHF-së.