Zgjedhjet në Turqi, Erdogan pranon humbjen: Pikë kthese për partinë, s'morëm rezultatin e dëshiruar!

1 Prill, 13:21

Zgjedhjet lokale në Turqi rezultuan një disfatë për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, sidomos në qytetet kryesore. Turqit rikonfirmuan opozitën si forcë politike dhe forcuan pozicionin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu si rivalin kryesor të presidentit në të ardhmen.