Zgjedhjet në Turqi, garë e fortë mes Erdogan dhe rivalit opozitar! Ekspertët: Mund të ketë raund të dytë

4 Maj 2023, 20:33 | Përditesimi i fundit: 2023-05-04 20:33:36

Fushata elektorale presidenciale në Turqi ka hyrë në fazën finale, ku sondazhet flasin për një rivalitet të fortë mes presidentit aktual Rexhep Taip Erdogan dhe liderit opozitar Kemal Kilicdaroglu. Dikur Erdogan e tallte rivalin e tijqë sipas tij nuk mblidhte dot dy dele bashkë. Por sot Kemal Kilicdaroglu ka mbështetjen e të rinjve dhe ai ka premtuar se do rikthejë Turqinë tek demokracia.